Komuna

Komuna Hani i Elezit

Zbulimet arkeologjike në territorin e Kosovës tregojnë të dhëna të rëndësishme për periudhën e lashtë të territorit të Kosovës bazuar në studimet e autorëve të lashtë grekë dhe romakë që flasin për ilirët dhe Ilirinë, ashtu edhe në hulumtimet të mëtejshme për Dardaninë. Studimet e tilla i kanë shtyrë studiuesit të besojnë se territori i Kosovës (duke përfshirë Hanin e Elezit) ishte i banuar nga popullsia e lashtë e Pellazgëve – Ilirëve, derisa fisi Dardan jetonte brenda këtij territori. Vendbanimi i lashtë Ilir (Dardan) i Hanit të Elezit dhe fshatrave të tij gjithashtu është konfirmuar përmes zbulimit të objekteve të lashta. Gryka e Kaçanikut ishte e banuar që nga koha e lashtë Romake. Në këtë fushë është gjetur një mbishkrim në gjuhën latine i një perandorit romak që pushtoi këto toka.

Një vendbanim ilir ka qenë ndërtuar në fushat e tanishme të Hanit të Elezit, në vendet pranë rrugëve të lashta që kanë lidhur rajonin me ‘Scupi-n’ (Shkupin e sotëm). Kjo është zbuluar pasi që janë gjetur materiale arkeologjike të pjesëve të ‘castela’s’ (Kalasë). Artefaktet antike janë gjetur edhe në pothuajse të gjitha fshatrat e Hanit të Elezit. Rrënoja të kishës dhe manastirit janë gjetur në Gorancë. Në Paldenicë janë gjetur mbeturinat e një nekropoli, qeramika të vjetra, materiale bronzi, një stelë nga një varrezë të shekullit të tretë pas Krishtit dhe dy monedha. Njëra nga monedhat është rreth 2300 vjet e vjetër dhe i përkiste Mbretit Ilir Monun. Në Dimcë janë gjetur dy pllaka me mbishkrim dhe gjurmë arkeologjike të kishës, që tregon se ky vendbanim është mjaft i vjetër. Emri Afërditë në Dardani në formën teoforike është gjetur në koloninë ‘Scupi’ në Dimcë, në veri të Shkupit. Një statujë romake është gjetur në kishën e vjetër në Dremjak.

Ekzistojnë edhe një numër i madh i materialeve tjera të rëndësishme të lashta që janë gjetur në Secishtë, Neqafc, Krivenik dhe Pustenik. Nuk ka fakte të njohura për atë se si është quajtur Hani i Elezit gjatë lashtësisë. Emërtimi i parë i këtij vendbanimi SHAR (SAR) daton nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë (dhe vazhdon në vitet 1564, 1589, 1689, 1690, 1730, 1775, 1788, 1812, 1822, etj.). Duke u bazuar në hartat e vjetra ka ekzistuar një vendbanim afër Maleve të Sharrit dhe studiuesit besojnë se ky është Hani i Elezit i sotëm.

Vendbanimi mori emrin Hani i Elezit në shekullin e nëntëmbëdhjetë, sipas Elez Dimcës, i cili kishte ndërtuar një Han. Udhëtimi dhe transporti i mallrave gjatë natës përmes Grykës së Kaçanikut ishte gjithmonë i rrezikshëm. Rrjedhimisht, Hani ofroi një vend për njerëzit që të qëndrojnë për një natë. Fshatrat janë përmendur edhe në arkivat osmane më 1452, 1455, 1468, 1544, 1568, 1893, 1896 dhe 1900. Ekziston edhe një hartë austriake nga viti 1689 që i referohet Hanit të Elezit dhe fshatrave të tij. Është e rëndësishme të përmendet se Hani i Elezit nuk ishte regjistruar si një vendbanim i populluar nga administrata në vitin 1914, për shkak të faktit se Hani i Elezit ishte i njohur vetëm si një vend ku njerëzit janë ndalur për ushqim dhe pushim duke udhëtuar në veri ose në jug. Prova e kësaj daton që në vitin 1920, ku në atë kohë Han të Elezit kishte vetëm një stacion treni (1873), dy kafene, një bakallhane dhe një han. Rreth kësaj kohe familjet shqiptare nga fshatrat përreth kanë filluar të vendosen në Han të Elezit. Numri i të ardhurve në këtë zonë është rritur, kur në vitin 1936 u ndërtua fabrika e çimentos.

Pas Luftës së Dytë Botërore (dhe pas rindërtimit dhe zgjerimit të fabrikës së çimentos), Hani i Elezit ka evoluar në një vendbanim, ku shumica e punonjësve të fabrikës së çimentos kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në mënyrë që të jenë më afër punës. Hani i Elezit dhe rrethinat e saj kanë pasur statusin e një komune që nga viti 1913, mirëpo një ndarje tjetër e re administrative e miratuar në vitin 1961, ka themeluar komunat më të mëdha, dhe ka shkrirë territorin e Hanit të Elezit me komunën e Kaçanikut. Në të kaluarën, popullsia e kësaj zone ka qenë e përfshirë më së shumti në blegtori, pylltari, por më pak në rritje të kulturave bimore. Kjo zonë është kodrinore-malore dhe ka pak tokë pjellore, me më shumë kullosa dhe pyje. Megjithatë, fshatarët për të mbijetuar kanë kultivuar drithëra të bardhë, groshë (fasule) të bardhë, elb dhe kanë rritur gjedhe,dhi etj. Është me rëndësi të përmendet se në fshatin Laçi dhe në fshatin Seçishtë, fshatarët kanë kultivuar edhe  oriz.

Stafi i Komunës së Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës

 

Rufki Suma

Jurist i Diplomuar
I lindur me 15.04.1968 në fshatin Dimcë, komuna e Hanit te Elezit.
Nga Qershori i vitit 1998 deri në Qershorin e vitit 1999, pjesëtarë i UÇK-së i angazhuar në zonën luftës të Hanit të Elezit, përkatësisht në Pustenik fillimisht si komandant i njësiteve të para të UÇK-së e më vonë me formimin e Brigadës 164 “Gafurr Loku”  Komandant i Brigadës 164.
Nga Shtatori i vitit 1999, Komandant i TMK-së, Batalioni 36 i Xhenios në Han të Elezit deri në shpërbërjen e TMK-së në vitin  2009.
Nga Janari i vitit 2009 i emëruar Drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Han të Elezit.
Nga viti 2009-2013- Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit-mandati i parë.
Nga viti 2013-2017- Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit –mandati i dytë.
Në zgjedhjet e fundit lokale  i rizgjedhur për Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit në mandatin e tretë.

Nënkryetari i Komunës

 

Mallzum Qajani

I lindur me  8 Shtator 1961 fshati Krivenik, Komuna Hani i Elezit
Profesor i Matematikës
Univesiteti i Prishtinës, Fakulteti i matematikës
1996- 2000-Këshilltar komunal i matematikës
2000- 2002-Profesor i matematikës SHML”DARDANIA”
2002- 2005-Nënkryetar i kuvendit të komunës Kaçanikut
2005- 2008-Kryetar i kuvendit në Komunën e Hanit të Elezit
2008-2009-Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit
2010- 2011-Këshilltar i kryetarit të komunës
2012-2017-Profesor i Matemetikës, SHML”DARDANIA” Hani i Elezit

Drejtoritë

Fari Kalisi – Drejtor i Administratës

Shabi Rexhallari – Drejtor për Buxhet dhe Financa

Refet Kalisi – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë

Sevime Laçi – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Menduh Vlashi – Drejtor për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport

Zaim Bela – Drejtoria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural

Nexhmedin Daci – Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit

Medina Imishti – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Kryesues i Kuvendit

QAMUSH BRAVA

Qamush Brava i lindur më 10.04.1967 në Han të Elezit

Jurist i Diplomuar në Universitetin e Prishtinës

Në vitin 2011 i graduar me Titull Master në Drejtimin Penal.

Nga viti 2009 -2013 këshilltar komunal.

Në mandatin 2013-2017, Kryesues i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit nga rradhët e AAK-së

Aktualisht në mandatin e dytë, Kryesues i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit nga rradhët e AAK-së

Zyra e Prokurimit

Xhevdet Bushi

Shef i zyrës së Prokurimit